EN

The Last Sentence (2012)

The Last Sentence (2012) / Shteti: Suedi / Regjisori: Jan Troell / Kohëzgjatja: 126 min / Gjuha: Suedisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Historia e gazetarit Torgny Segerstedt, i cili ishte një kritik i shquar i Hitlerit dhe nazistëve gjatë një periudhe kur qeveria suedeze dhe monarku synonin të ruanin neutralitetin e Suedisë dhe të shmangnin tensionet me Gjermaninë. Torgny ishte një nga gazetarët kryesorë në Suedi në shekullin e 20-të. Ai luftoi një betejë të vetme kundër Hitlerit dhe regjimit nazist deri në vdekjen e tij në 1945 dhe gjatë këtyre kohërave të trazuara jeta e tij private u shënua nga një botë në kaos, pasi ai bie në dashuri me gruan e mikut të tij ndërsa ishte i martuar vetë.


The Last Sentence ndërthurr ngjarjen e një historie psikologjike dashurie me situatën politike në të cilën u gjend Suedia gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një përrallë magjepsëse, dramatike dhe poetike për një njeri që nuk mund të heshtej.