19.09.26
Programi

Shfaqja e Yi Yi
Të shtunën, me 19 shtator, në kuadër të Fundjavës së Filmit Tajvanez, do të shfaqim Yi Yi (2000) të regjisorit Edward Yang.
—YI Yi flet për një familje taivaneze e cila përballet me pasiguri personale, dilema morale dhe kriza të heshtura që sprovojnë marrëdhëniet mes tyre dhe kuptimin e jetës. Përmes jetës së përditshme, regjisori Edward Yang ndërton një portret intim të një shoqërie në ndryshim, ku rutina urbane, vetmia dhe dëshira për një jetë tjetër ndërthuren me pyetje universale të të qenurit.
Në qendër është N.J., një inxhinier softuerësh, i cili përballet me dilema etike në një kompani në vështirësi. Bashkëshortja e tij, Min-Min, tronditet kur e ëma bie në koma dhe, e zhgënjyer nga zbrazëtia e përditshmërisë së saj, kërkon strehë te një grup fetar. Ndërkohë, vëllai i saj A-Di përballet me pasojat e zgjedhjeve të tij të papërgjegjshme, ndërsa fëmijët Ting-Ting dhe Yang-Yang, zbulojnë secili në mënyrën e vet dashurinë dhe misteret e botës së të rriturve.
Ju mirëpresim në Kino Armata!🌟