20.09.26
Programi

Me 20 shtator, duke filluar nga ora 17.00, në kuadër të Fundjavës së Filmit Tajvanez, do të shfaqim filmin In Our Time (1982) të regjisorëve Tao Te-chen, Edward Yang, Ko I-Chen dhe Chang Yi.
In Our Time (1982) është film antologjik që bashkon katër histori të realizuara nga katër regjisorë të rinj tajvanezë, Tao Te-chen, Edward Yang, Ko I-chen dhe Chang Yi. Përmes tyre filmi ndjek ndryshimin e shoqërisë tajvaneze nga vitet ’50 deri në vitet ’80. Secili segment fokusohet në një fazë tjetër të jetës, nga fëmijëria dhe adoleshenca deri te rinia dhe jeta e të rriturve, duke e kthyer filmin në një lloj portreti kolektiv të rritjes së një gjenerate.
In Our Time u bë një vepër kyçe në lindjen e New Taiwan Cinema, një lëvizje kjo që solli në ekran jetën e përditshme, kujtesën kolektive dhe përvojat e zakonshme të njerëzve, në vend të tregimeve më të stilizuara e melodramatike të kinemasë së mëparshme tajvaneze.
Të gjitha shfaqjet janë pa pagesë!
Ju mirëpresim nga 18 deri më 20 shtator për Fundjavën e Filmit Tajvanez!🎬