EN

Shfaqja e A Chip Odyssey

Me rastin e ceremonisë hapëse të Fundjavës së Filmit Tajvanez, me 18 shtator, nga ora 19:00, në ekranin e Kino Armatës do të shfaqim ‘A Chip Odyssey’, me regji nga Hsiao Chu-chen.

Dokumentari A Chip Odyssey trajton historinë dhe rëndësinë e industrisë së gjysmëpërçuesve, duke treguar se si Tajvani u shndërrua në një nga qendrat më të rëndësishme të teknologjisë në botë. Përmes historive të njerëzve, kompanive dhe zhvillimeve teknologjike, dokumentari paraqet rrugëtimin e çipave nga ideja dhe prodhimi deri te ndikimi i tyre në jetën e përditshme dhe në ekonominë globale. Njëkohësisht, ai thekson konkurrencën ndërkombëtare, varësinë e botës nga teknologjia dhe rolin strategjik që ka Tajvani në zinxhirin global të furnizimit të çipave.

Pas shfaqjes, ju ftojmë të qëndroni me ne për një koktej rasti.

Ju mirëpresim të premten në Kino Armatë, për ta nisur së bashku Fundjavën e Filmit Tajvanez!🎬💘