18.01.22
Programi
Nosferatu, eine Symphonie des Grauens (1922) / Shteti: Gjermani / Regjisor: F. W. Murnau / Kohëzgjatja: 94 min. / Titra: Gjermanisht, Anglisht / Hyrja: FALAS
Nosferatu, eine Symphonie des Grauens (përkthyer si Nosferatu: Simfonia e Hororit; ose thjeshtë Nosferatu) është film horor ekspresionist gjerman i vitit 1922, me regji të F. W. Murnau, dhe Max Schreck në rolin e Kontit Orlok vampir. Filmi është adaptim i paautorizuar i Dracula (1897) të Bram Stoker. Edhe pse Nosferatu nuk ishte sukses komercial për shkak të konfliktit rreth të drejtave me romanin e Stocker, filmi konsiderohet si kryevepër e ekspresionizmit.
Friedrich Wilhelm Murnau (1888 – 1931) ishte regjisor gjerman, i influencuar nga Schopenhauer, Nietzsche, Shakespeare dhe shfaqjet e Ibsen të cilat i kishte parë qysh nga mosha 12-vjeçare. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte komandant i togut në frontin e lindjes dhe gjithashtu ishte në aviacionin e ushtrisë gjermane. Ai krijoi trillerin me vampirë Nosferatu në vitin 1922, si dhe ekzaminimin e përpiktë të dashurisë në Sunrise (1927) dhe Tabu (1931). Kariera e tij premtuese përfundoi në aksidentin fatal me makinë në vitin 1931.
REVIEW: https://www.rogerebert.com/rev.../great-movie-nosferatu-1922
Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.
Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.