EN

Po ia thyej zemrën vetes

Performanca “Po ia thyej zemrën vetes” nga Leart Rama është pjesë e ndërhyrjes artistike të SEKHMET “DASHURIA është DASHURI është DASHURI”, e zhvilluar në kuadër të Manifesta 14. Performanca është një reflektim multimedial, prej shumë zërash, rreth asaj se çka i bën bashkë njerëzit dhe rreth kuptimit të njëmendtë të barazisë e dashurisë.

PO IA THYEJ ZEMRËN VETES
Jetoj, marr frymë
E shkatërroj veten dhe ty…
Humnera që kurrë nuk ka me m’lanë me këqyrë nalt’
Dielli çelë e perëndon…përgjithmonë, mbase
por unë, unë s’e shoh kurrë dritën.
Në mesin e atyre, që duken si krejt si unë
mundohem me drejtu gishta,
me e qitë jashtë fajin.
Gishtat kthehen drejt meje…

“Po ia thyej zemrën vetes” është performancë audio-vizuale nga Leart Rama, përmes së cilës dhunshëm shtjellohet trishtimi, histeria dhe mpirja. Është thellim në peshën e turpit dhe vetëshkatërrimit dhe përshpëritjeve të qeta: “Çkado që je, faji është i yti”.

“Po ia thyej zemrën vetes” fillimisht u krijua gjatë rezidencës artistike të Ramës, Q21 Wien dhe u performua në vitin 2019, me mbështetjen e CEL Kosovë dhe Youth artivists for change.

Posteri nga: Gëzim Ramizi (Xaxi)