12.05.22
Programi
Andrei Tarkovsky. A Cinema Prayer (2019) / Vendi: Itali / Regjisorë: Andrei A.Tarkovsky / Kohëzgjatja: 97 min / Gjuha: Rusisht / Titra: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS
Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.
Jeta, arti dhe bota e brendshme e mjeshtrit rus Andrei Tarkovsky eksplorohen përmes fjalëve dhe imazheve të vetë regjisorit në këtë tribut të thjeshtë dhe nderues nga djali i regjisorit, Andrei A. Andrei Tarkovsky. A Cinema Prayer përbëhet nga një pasuri e rrallë arkivore ku për herë të parë zbulohen audio inçizime, fotografi, fragmente filmash dhe pamje nga prapaskenat e krijimit të kryeveprave si The Mirror (1974), Ivan’s Childhood (1962), Andrey Rublev (1966), Solaris (1972), Stalker (1979) dhe Nostalghia (1983), duke zbuluar se si u zhvilluan dhe u realizuan këta filma. Shumica e materialeve vijnë nga arkivat e apartamentit të mëparshëm të Tarkovskit, sot pjesë e Institutit Ndërkombëtar Andrey Tarkovsky i cili menaxhohet nga Andrey A. Tarkovsky.
Dokumentari na dërgon në një udhëtim shpirtëror ku Andrey Tarkovsky flet për kujtimet e tij të para, mendimet e tij për kinemanë, diskuton rëndësinë e fesë dhe spiritualitetit, si dhe artistët që e frymëzuan atë si Shekspiri, Bach dhe Tolstoi. Përmes regjistrimeve të rralla ne jemi afër mendimeve thellësisht personale të regjisorit për tema si ekzistenca, vdekja, feja dhe arti.