EN

Z (1969)

Z (1969) / Regjisor: Costa-Gavras / Kohëzgjatja: 125 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Në një vend të sunduar nga një demokraci e brishtë, ku policia dhe ushtria janë të vendosur për të zhdukur të gjitha kërcënimet nga e majta politike, një anëtar i opozitës parlamentare vritet në rrugë menjëherë pasi drejtoi një takim pacifist. Hetimi zyrtar i çështjes i është besuar një gjyqtari të ri, i cili merr dijeni se ky ishte një krim politik i kryer nga dy vrasës me pagesë. Për t'i ngatërruar gjërat më tej, një gazetar ambicioz përdor mjete joortodokse për të grumbulluar prova kundër disa anëtarëve të një partie të ekstremit të djathtë, ndërsa këta nga ana e tyre akuzojnë zyrtarë të lartë të policisë dhe ushtrisë.

Costa-Gavras (i lindur në 1933 në Iraia, Greqi) është regjisor greko-francez, i njohur për filmat e tij me tematikë të ndërlikuar politike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i tij, kontabilist në Athinë, punoi për lëvizjen majtiste të rezistencës dhe u shënjestrua si komunist. Më vonë pas dështimit të komunistëve në luftën civile, ai u arrestua. Kjo jo vetëm që e rëndoi familjen financiarisht, por edhe i mbylli dyert për studimet e larta për Gavrasin e ri. Ai u detyrua të shkojë në Francë, ku diplomoi nga Instituti për Studime të Avancuara Kinematografike në Paris. Tutje, ai filloi të punojë si asistent i regjisorëve të njohur të asaj kohe deri në debynë e tij filmik nga mesi i viteve 1960 me trillerin ‘Compartiment tueurs’. Filmat e tij të mëvonshëm bartën mesazhe të fuqishme politike, posaçërisht ‘Z’, ’État de Siège’, ‘Missing’, and ‘Hamma K’, etj. Sot ai është shtetas i naturalizuar francez dhe jeton në Paris.

Ky film shfaqet në bashkëpunim me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema.