EN

Van Gogh (1991)

Van Gogh (1990) / Shteti: Francë / Regjisorë: Maurice Pialat / Kohëzgjatja: 158 min / Gjuha: Frëngjisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS

Vala e Re (frengjisht: La Nouvelle Vague) është lëvizje filmike franceze e cila u shfaqë nga fundi i viteve 1950. Lëvizja karakterizohej nga refuzimi i konventave tradicionale të filmbërjes dhe përpjekja për eksperimentim dhe frymë të ikonoklazmës. Filmbërësit e Valës së Re hulumtuan qasjet e reja të montazhës, stilit vizuel dhe narativ, si dhe angazhimin me frymat sociale dhe politike të kohës, duke përdorur shpesh ironinë ose eksplorimin e temave ekzistenciale.

Të hënën, 21 shkurt 2022, në 19:00 shfaqet Van Gogh (1991), dramë biografike franceze me skenar dhe regji nga Maurice Pialat. Jacques Dutronc është në rolin e piktorit holandez Vincent van Gogh, për të cilin rol fitoi çmimin César për aktorin më të mirë në vitin 1992. I vendosur në vitin 1890, filmi përcjellë 67 ditët e fundit të jetës së Van Gogh dhe hulumton lidhjen e tij me vëllaun Theo, mjekun e tij Paul Gachet (të njohur si personazh i pikturës Portreti i Dr. Gachet të Van Gogh), dhe grave në jetën e tij, përfshirë vajzën e Gachet, Marguerite. Filmi njihet për qasjen jo-melodramatike dhe jo-senzacionaliste në jetën e Van Gogh.

Maurice Pialat (1925 – 2003) ishte regjisor, skenarist dhe aktor francez, i njohur për filmat e tij metodik dhe jo-sentimental. Puna e tij shpesh përshkruhet si "realiste", edhe pse shumë kritikë qartësojnë se ajo nuk hynë në konceptin klasik të realizimit. Filmat e Pialat përdorin kuadra të gjatë, shpesh me kulm të intensitetit dramatik gjatë ndërveprimit të personazheve. Ai gjithashtu ka luajtur role dytësore në disa filma të tij.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.