13.06.23
Programi
Unity Through Culture (2011) / Regjisorë: Christian Suhr, Ton Otto / Kohëzgjatja: 59 min. / Gjuha: Tok Pisin, Tok Baluan dhe Anglisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS
Kemi kënaqësinë të prezantojmë javën e filmit etnografik organizuar nga Departamenti i Antropologjisë, UP, në bashkëpunim me Kino ARMATA. Ky program përbëhet nga një përzgjdhje e tre filmave që paraqesin vizualisht shumësinë dhe kompleksitetin e përvojave njerëzore në konteskte të ndryshme sociale, politike e kulturore në periudha të ndryshme. Përmes fuqisë së rrëfimit antropologik ky program do të na japë mundësi të zhytemi më thellë në njohjen e kulturave dhe praktikave jetësore të cilat paraqiten përmes këtyre veprave të veçanta.
Bashkë do të mblidhemi për të parë krijimin e filmave dhe për t'u përfshirë në biseda kuptimplota rreth larmisë dhe thellësitë së ekzistencës njerëzore përmes thjerrëzës së kinemasë etnografike.
"Unity Through Culture" (2011) është shpërblyer me çmimin “The Intangible Culture Film Prize” dhe “Richard Werbner Award for Visual Ethnography”; filmi shpërfaq përpjekjet e vendasëve në ishullin Baluan (Papua Guinea e Re) për të (ri)definuar kulturën, traditën, dhe idenitetin. Përmes ritmeve muzikore dhe pamjeve mbresëlënëse filmi thërret të refelktojmë mbi transformimet shoqërore në kontekstet post-koloniale dhe efektin e globalizimit.
Ton Otto është profesor i Antropologjisë në Universitetin Aarhus dhe në Universitetin James Cook, Australi. Bazuar në kërkimin afatgjatë etnografik në terren në Papua Guinenë e Re, ai ka botuar gjerësisht mbi çështjet e ndryshimeve sociale dhe kulturore.
Christian Suhr është profesor i asocuar dhe koordinator i Eye & Mind MSc-Track of Visual Antropology në Universitetin e Aarhus në Danimarkë. Ai eksploron se si filmi mund të përdoret për t'iu qasur dimensioneve të padukshme të jetës njerëzore.