29.03.22
Programi
The Wind (1928) / Shteti: Suedia / Regjisori: Victor Sjöström / Kohëzgjatja: 95 min / Gjuha: Suedisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS
Kur Letty Mason zhvendoset në Teksasin Perëndimor, ajo e gjen veten të shqetësuar nga era dhe rëra gjithmonë e pranishme. Duke mbërritur në shtëpinë e saj të re në fermën e kushëririt të saj, Beverly, ajo merr një pritje çuditërisht të ftohtë nga gruaja e tij, Cora.
Së shpejti tensionet në familje dhe vëmendja e padëshiruar nga tre burra të ndryshëm përfshirë fqinjin Lige Hightoëer, e lënë Lettin të shqetësuar gjithnjë e më shumë, duke rezultuar në tragjedi. Një dramë psikologjike e rrëfyer me shumë pasion, The Wind konsiderohet një film klasik dhe një nga performancat më brilante të aktores Lillian Gish.
Temat kryesore të filmit ishin aspekti dhunues i erës, frika e një gruaje nga burrat sulmues dhe të korruptuar (simbolizuar nga era agresive dhe e dhunshme në natyrë), metafora e imazhit të një hamshori të bardhë të stampuar, të egër, të lidhur me erën e veriut dhe mposhtja e frikës femërore që çon në lirinë përfundimtare.