15.02.22
Programi
The Marquise of O (1976) / Shteti: Francë / Regjisorë: Éric Rohmer / Kohëzgjatja: 102 min / Gjuha: Frëngjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS
Vala e Re (frengjisht: La Nouvelle Vague) është lëvizje filmike franceze e cila u shfaqë nga fundi i viteve 1950. Lëvizja karakterizohej nga refuzimi i konventave tradicionale të filmbërjes dhe përpjekja për eksperimentim dhe frymë të ikonoklazmës. Filmbërësit e Valës së Re hulumtuan qasjet e reja të montazhës, stilit vizuel dhe narativ, si dhe angazhimin me frymat sociale dhe politike të kohës, duke përdorur shpesh ironinë ose eksplorimin e temave ekzistenciale.
Të marten, 15 shkurt 2022, në 19:00h shfaqet The Marquise of O (1976), dramë historike me regji të Éric Rohmer. Ngjarja e cila ndodhë në vitin 1799 fokusohet në Marquise von O, e vejë virtuoze, e cila mbetet shtatëzënë dhe proteston pafajësinë e saj edhe pse rrezikon të gjindet në ekzil. Filmi është i inspiruar nga romani i vitit 1808 Die Marquise von O nga Heinrich von Kleist. Filmi fitoi Grand Prix Spécial Prize në festivalin e Kanës të vitit 1976.
Éric Rohmer (1920 - 2010), ishte regjisor, kritik filmi, gazetar, novelist, skenarist dhe mësues francez. Rohmer ishte i fundit nga regjisorët e Valës së Re Franceze të bëhej i njohur. Ai redaktoi revistën e filmit me ndikim Cahiers du cinéma mes viteve 1957 dhe 1963, derisa shumë kolegë të tij—mes tyre edhe Jean-Luc Godard dhe François Truffaut—kalonin prej kritikës së filmit në filmbërje dhe fitonin reputacion ndërkombëtar. Ai u bë i njohur rreth vitit 1969 kur filmi i tij My Night at Maud's u nominua për çmimin Oscar. Ai fitoi në San Sebastián International Film Festival me Claire's Knee në vitin 1971 dhe Luanin e Artë në Venice Film Festival për The Green Ray në vitin 1986. Rohmer fitoi Luanin e Artë për Karierë në Venice Film Festival's në vitin 2001.
Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.