EN

The Lodger: A Story of the London Fog (1927) / Public Domain 2023

The Lodger: A Story of the London Fog (1927) / Regjisor: Alfred Hitchcock / Kohëzgjatja: 90 min. / Gjuha: Anglisht / Hyrja: FALAS

Programin e vitit 2023 e fillojmë me filmat që sapo kaluan në domenin publik përfshirë Lodger: A Story of the London Fog, film britanez pa zë i vitit 1927 me regji të Alfred Hitchcock dhe Marie Ault, Arthur Chesney, June Tripp, Malcolm Keen dhe Ivor Novello në role kryesore. Filmi është i bazuar në romanin Lodger nga Marie Belloc Lowndes të vitit 1913 dhe shfaqjen Who Is He? të bashkëshkruar me Belloc Lowndes. Ngjarja shtjellon ndjekjen e vrasësit serik në Londër të ngjashëm me Jack the Ripper.

Si trilleri i parë i Hitchcock, ky film e bën të njoftur si regjisor. Pas daljes, revista Bioscope shkruan: "Ky film ka mundësi të jetë prodhimi më i mirë britanik ndonjëherë". Këtu Hitchcock bën paraqitjen e parë të tij në film; është i ulur në një redaksi lajmesh, si dhe për një çast paraqitet në turmë njerëzish kur arrestohet aktori kryesor.