01.09.22
Programi
The Little Shop of Horrors (1960) / Regjisor: Roger Corman / Kohëzgjatja: 72 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS
The Little Shop of Horrors është komedi e zezë amerikane e vitit 1960. I shkruar nga Charles B. Griffith, filmi është farsë për asistentin e floristit i cili kultivon bimë të cilat ushqehen me mishin dhe gjakun njerëzor. I prodhuar nën titullin The Passionate People Eater, filmi ka stil origjinal humori, duke kombinuar komedi të zezë me farsë dhe duke përfshirë humor hebrenjësh dhe elemente të truqeve. The Little Shop of Horrors është xhiruar për $28,000, ku enterieret janë xhiruar për dy ditë duke përdorur setin e mbetur nga A Bucket of Blood.
Filmi gradualisht fitoi kult status përmes thashethëmave kur u distribua si B-film bashkë me Black Sunday të Mario Bava dhe më vonë me Last Woman on Earth. Popullariteti i filmit u rritë përmes transmetimeve televizive si dhe prezencës së Jack Nicholson të ri, roli i vogël i të cilit është promovuar mirë në video verzionet e filmit. Filmi ishte bazë për mjuzikllin jashtë Broadway, Little Shop of Horrors, i cili u shndërrua në film të luajtur në vitin 1986 dhe pati riskenim në Broadway në 2003, të cilat gjithashtu rritën interesimin për filmin e vitit 1960.