23.03.22
Programi
The Earth Is Blue as an Orange (2020) / Shteti: Ukraina / Regjisor: Iryna Tsilyk / Kohëzgjatja: 74 min/ Gjuha: Ukrainisht, Rusisht / Titra: Shqip, Anglisht / Hyrja: FALAS
Kino ARMATA dhe DokuFest fillojnë shfaqjet speciale të filmave ukrainas, ku të ardhurat nga donacionet shkojnë në përkrahjen e filmbërësve ukrainas të cilët janë në rrezik të drejtpërdrejtë për shkak të luftës në Ukrainë. Mendjet dhe zemrat tona janë me shokët dhe kolegët në Ukrainë, të cilët janë në rrethim nga lufta e Putinit kundër shtetit të tyre.
Serinë e fillojmë me shfaqjen e filmit “Toka është e Kaltër si një Portokall” (2020), një dokumentar i realizuar në mënyrë jashtëzakonisht të bukur dhe të guximshme dhe me një qasje të metastorjes nga regjisorja Iryna Tsilyk, e cila ndjekë nënën beqare Anna dhe katër fëmijët e saj ndërsa dokumentojnë jetën e tyre nën rrethim në Ukrainë.
SINOPSIS
Vajza e madhe Mira ëndërron të bëhet kinematografe. Ndërsa bombat zbresin në shtëpitë fqinje, familja ndërton, aktron dhe modifikon skena të stilizuara të vështirësive të rrezikshme që kanë jetuar për të treguar. Rikrijimet e Mirës e nxisin dramën, duke përdorur ushtarë vendas, tanke dhe madje edhe gjyshen e saj për të treguar histori të tmerrshme të mbijetesës. Ndërkohë, Iryna kap në heshtje momentet e tyre më të përditshme gjatë xhirimeve të tyre dhe në mes të xhirimeve - skena që përfshijnë vëllezërit e motrat e Mirës që grinden për leximin e rreshtave, darkat komode pranë zjarrit dhe vështrimin e dhembshur të Anës teksa sheh Mirën të aplikojë në shkollën e filmit.
Eventualisht, të dy projektet bashkohen në një vizion të vetëm që përmbledh në mënyrë të mrekullueshme ekstremet e luftës, si traumën e saj shpërthyese, ashtu edhe ekzistencën e saj periferike në jetën e përditshme. Me një pasqyrë të mrekullueshme, Toka është e Kaltër si një Portokall vëzhgon një familje - dhe një regjisore - teksa përballen me luftën duke përdorur kamerat e tyre, duke punuar së bashku për të krijuar kuptim nga një konflikt i pakuptimtë.
RRETH IRYNA TSILYK
Iryna Tsilyk (lindur në 1982 në Kiev) është një regjisore dhe shkrimtare ukrainase e disa filmave të shkurtër fiksion dhe dokumentarë. Toka është e Kaltër si një Portokall është dokumentari i saj debutues me metrazh të gjatë. Për më tepër, Tsilyk është autore e tetë librave të botuar në Ukrainë (të cilat përfshijnë poezi, prozë dhe libra për fëmijë).