25.01.22
Programi
Prezantimi TER - do të jetë ngjarja e parë në këtë format për komunitetin Romë, Ashkali dhe Egjiptian.
Ky event do të lidhet me fjalimin e njerëzve që kanë përvojë si dhe sukses në jetën e tyre si shembull për të tjerët, në arritjen e qëllimeve dhe vizioneve që ka çdo njeri në jetë. Personazhet që do të marrin pjesë në këtë format do të jenë personazhe nga jeta publike që kanë pasur suksese në fushat e ndryshme si psh; në politikë, art, kulturë, sport etj. Fjalimi që do t'i jipet audiencës do të jetë i fuqishëm në lehtësimin e ndjenjës dhe stimulimin e idesë për të krijuar dhe të krijojë vetëbesim për karrierën dhe qëllimet në jetë. Në fund të fjalimit mund të ketë edhe diskutim të lirë me personazhet qe do të mbajnë fjalimin.
Audienca: Personat që do të ndjekin këtë ngjajrje apo do të jenë audiencë. Kryesishtë do të jenë studentët si dhe nxënësit e shkollave të mesme nga komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian, apo kushdo që shpreh interesim të marrë pjesë në këtë event!