14.02.22
Programi
Ministria e Kulturës po vazhdon serinë e diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit në mes të Ministrit Hajrulla Çeku dhe komuniteteve artistike.
Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave.
Diskutimi i gjashtë do të fokusohet në fushën e librit dhe mbahet me datë 14.01.2022, ora 16:00, në Kino Armata, Prishtinë.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi.
Vini re: Për shkak të masave anti - Covid ju lutemi që me vete të keni çertifikatën e vaksinimit.