20.01.22
Programi
Sunrise: A Song of Two Humans (1927) / Shteti: Shtetet e Bashkuara / Regjisor: F. W. Murnau / Kohëzgjatja: 95 min. / Titra: Shqip /Hyrja: FALAS
Sunrise: A Song of Two Humans (i njohur edhe si Sunrise) është film amerikan romantik pa zë i vitit 1927 me regji të F. W. Murnau dhe me George O'Brien, Janet Gaynor, dhe Margaret Livingston në rolet kryesore. Sunrise fitoi çmimin Oscar për Film Unik dhe Artistik në Ceremoninë e Parë të Akademisë në vitin 1929, derisa Janet Gaynor fitoi Oscar për Aktoren më të Mirë në Rolin Kryesor. Kritikët e kanë quajtur si filmi më i mirë i kohës pa zë, derisa disa e konsiderojnë kryevepër dhe film më mirë i të gjitha kohërave. Në vitin 1989, Sunrise është përzgjedhur për prezervim në Regjistrin Kombëtar të Filmit të Bibliotekës së Kongresit Amerikan, si film "i rëndësisë kulturore, historike ose estetike".
Friedrich Wilhelm Murnau (1888 – 1931) ishte regjisor gjerman, i influencuar nga Schopenhauer, Nietzsche, Shakespeare dhe shfaqjet e Ibsen të cilat i kishte parë qysh nga mosha 12-vjeçare. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte komandant i togut në frontin e lindjes dhe gjithashtu ishte në aviacionin e ushtrisë gjermane. Ai krijoi trillerin me vampirë Nosferatu në vitin 1922, si dhe ekzaminimin e përpiktë të dashurisë në Sunrise (1927) dhe Tabu (1931). Kariera e tij premtuese përfundoi në aksidentin fatal me makinë në vitin 1931.
REVIEW: https://www.rogerebert.com/reviews/great-movie-sunrise-1928
Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.
Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.