EN

Shfaqja e Smoke Signals (2024)

Smoke Signals

Festivali i 26-të i Filmit Frankofon në Kosovë

Ky edicion i ri do të prezantojë pasurinë dhe diversitetin e kinematografisë frankofone përmes një përzgjedhjeje filmash nga Franca, Belgjika, Zvicra, Kanadaja dhe Luksemburgu, si dhe bashkëprodhimeve frankofone.

_______________________

Une affaire de principe

Regjisor: Antoine Raimbault

Kohëzgjatja: 95 minuta

Hyrja Falas!

Viti 2012. John Dalli, Komisioneri Evropian për Shëndetësinë, akuzohet për korrupsion dhe ushtrim të paligjshëm të ndikimit në lidhje me industrinë e duhanit. José Bové, eurodeputet francez, politikan jokonvencional dhe figurë e shquar e partisë mjedisore, dyshon se bëhet fjalë për një kurth të ngritur nga prodhuesi i duhanit "Swedish Match", në të cilin mund të jetë përfshirë edhe Presidenti i Komisionit Evropian, José Barroso. I vetëm përballë të gjitha vështirësive, ai vendos të hetojë dhe të zbardhë këtë histori, e cila tronditi themelet e vetë institucioneve evropiane.