Sht 31 tet · 19:00
Programi

Mickey’s House of Villains (2002)
Regjisorë: Bobs Gannaway, Jamie Mitchell, Rick Calabash
Për Natën e Shtrigave, kemi qenë tu e rujtë një surprizë të veçantë për adhuruesit e vegjël të filmit.
Gjersa filmat e animumë të Disney-t kanë përcjellë gjenerata me rend, e zakonisht për mision kanë pasë me na tregu dallimin e të mirës ndaj së ligës, një film specifik i mbledhë në një tregim të vetëm të gjithë protagonistët dhe antagonistët e filmave më të njoftun të Disney-t ndër vite.
Në Mickey’s House of Villains, Jafar, bashkon keqbërës si Cruella de Vil, Ursula, Hades, Kapiten Hook dhe Maleficent duke i vendosë në qendër të vëmendjes. Për të vetmen herë, ata nuk janë thjeshtë pengesa në rrugën e heronjve por personazhet që e udhëheqin shfaqjen. Mickey vendos t'ua prishë këtë plan.
Përveç ngjarjes kryesore, filmi përfshinë edhe disa filma të shkurtër të animumë nga periudha të ndryshme të Disney-t, duke ndërthurur animacionin klasik me një rrëfim të ri. Atmosfera e filmit ndërtohet rreth festës së Halloween-it, me personazhe të frikshme, humor dhe situata fantastike.
Fëmijët duhet të jenë të shoqëruar me prindërit apo kujdestarët.
Kohëzgjata: 70 minuta
Hyrja është pa pagesë
Ju mirëpresim!