Pre 6 nën · 19:00
Programi

Festivali i 26-të i Filmit Frankofon në Kosovë
Ky edicion i ri do të prezantojë pasurinë dhe diversitetin e kinematografisë frankofone përmes një përzgjedhjeje filmash nga Franca, Belgjika, Zvicra, Kanadaja dhe Luksemburgu, si dhe bashkëprodhimeve frankofone.
________________________
Les Indes
Regjisorë: Pauline Jaulier, Nicolas Chapoulier
Kohëzgjatja: 81 min
Hyrja falas!
Alejandro, një fisnik i ri spanjoll, ngarkohet me detyrën për t’i dorëzuar portretin e Infantës së Spanjës – Luigjit XIV, i cili në atë kohë ishte ende fëmijë – me qëllim vulosjen e aleancës midis dy kurorave. I magjepsur nga premtimet e Botës së Re, nga tokat që duheshin pushtuar dhe nga rrugët e reja tregtare, ai shoqërohet në misionin e tij nga dy ushtarë francezë. Ndërsa portreti transportohet drejt destinacionit, të tre burrat depërtojnë gjithnjë e më thellë në një Evropë të shkatërruar nga luftërat dhe kryengritjet. Udhëtimi drejt oborrit francez është i gjatë dhe i mundimshëm, ndërsa rruga për t’u kthyer në qytetërim dhe në botën moderne që po lind, mbetet e pasigurt.