EN

Shfaqja e Leila and the Wolves (1984)

Leila and the Wolves

PROGRAMI DIELL MBI PALESTINË

Kohëzgjatja: 90 min
Hyrja falas!

Leila and the Wolves (1984) është film i regjisores libaneze Heiny Srour, që rikthehet në historinë e Palestinës përmes përvojave dhe kujtesës së grave palestineze. Duke nisur nga periudha e Mandatit Britanik e deri te luftërat dhe konfliktet e dekadave pasuese, filmi rindërton momente të rezistencës antikoloniale, jetës nën pushtim dhe luftës për çlirim. Përmes personazhit të Leilës, një gruaje libaneze që udhëton nëpër kohë, shpalosen histori të grave që kanë marrë pjesë në organizimin politik, rezistencën dhe përpjekjet për mbijetesë, por që janë lënë jashtë rrëfimeve zyrtare të historisë.

Duke ndërthurur pamje arkivore, dramatizime dhe elemente simbolike, Srour sfidon mënyrën se si është dokumentuar dhe kujtuar historia palestineze, duke vënë në pikëpyetje narrativat koloniale dhe patriarkale që e kanë kufizuar rolin e grave në luftërat çlirimtare. Leila and the Wolves është një përpjekje për ta rikthyer kujtesën kolektive të grave në histori dhe për ta treguar rezistencën palestineze përtej rrëfimeve të përqendruara vetëm te lufta e armatosur.

Shihemi në Kino Armata!