EN

Shfaqja e Comédie-Française (2026)

Comédie-Française

Festivali i 26-të i Filmit Frankofon në Kosovë

Ky edicion i ri do të prezantojë pasurinë dhe diversitetin e kinematografisë frankofone përmes një përzgjedhjeje filmash nga Franca, Belgjika, Zvicra, Kanadaja dhe Luksemburgu, si dhe bashkëprodhimeve frankofone.

________________________

Regjisorë: Bertrand Usclat, Martin Darondeau

Kohëzgjatja: 75 minuta

Hyrja falas!

Në Comédie-Française ekziston një rregull i artë: shfaqja nuk anulohet kurrë. Për fat të keq të Ninës, gjithçka tjetër anulohet – pikërisht tri orë para premierës së vënies së saj të parë në skenë. Një aktor mbetet i bllokuar në tren, tensionet shpërthejnë, pajisjet prishen, egot përplasen dhe paniku merr dhenë. Pa asnjë rrugëdalje dhe me kohën që ikën, Nina duhet ta mbajë shfaqjen në këmbë me çdo kusht. A do t'ia dalë mbanë deri në momentin kur të ngrihet perdja?