EN

Shfaqja e Angel777

Angel777

Genci, një bloger i papunë që merret me tema margjinale dhe i përkushtohet hulumtimeve anonime, jeton me partneren e tij, Borën, në Prishtinë. Ndërsa Genci ushqen shpresa për një të ardhme më të ndritur, Bora, e rënduar nga vështirësitë financiare dhe ëndrrat e parealizuara, si dhe e lodhur nga shkëputja e tij nga realiteti largohet me inat pas një debati të ashpër. Tani, ai duhet të zbulojë se ku ka shkuar ajo, para se të jetë tepër vonë për ta.

Me regji të Brilant Pirevës

Kohëzgjatja: 27 minuta

Publikuar në vitin 2026