20.12.22
Programi
Kino ARMATA ka kënaqësinë t'i shfaqë gjashtë filma të prodhuar gjatë Neo_School Doc Vol. 3, shkollës joformale një-mujore për prodhimin e filmave të shkurtë dokumentarë. Mes 17 tetor - 25 nëntor 2022, nën mentorimin e regjisorit Ilir Hasanaj kandidatët e zgjedhur kishin mundësi të dëgjojnë ligjërata mbi aspektet e ndryshme të procesit të filmbërjes së dokumentarëve, prej produksionit, hulumtimit, zhvillimit të skenarit, regjisë, montazhit, audios, etj., nga liderët në fushët e filmit dhe hulumtimit. Pas punës intenzive teorike dhe zhvillimit të idesë për film, çdo pjesëmarrës ka prodhuar nga një film të shkurtë dokumentar. Ata u sfiduan personalisht dhe në grup me operimin e kamerave, montazhin e filmit, post-produksionin dhe aspektet tjera të procesit të filmbërjes.
FILMBËRËSIT:
Ron Idrizaj
Korab Mala
Ana Morina
Enis Murati
Vesa Shahini
Dita Xhaferi
LIGJËRUESIT:
Eranda Bokshi
Dea Gjinovci
Dafina Halili
Ilir Hasanaj
Blerta Haziraj
Valmirë Hyseni
Tomor Kuçi
Vigan Nimani
Enis Saraçi
Dren Suldashi
Krijimi i platformës së edukimit Neo_School është vazhdim i logjikshëm i punës dyvjeçare të Kino ARMATA në ndërtimin e bazës kreative për krijuesë, artistë, punëtorë kulturor, etj. Me ndihmën e Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Kino ARMATA është pajisur me kamera, audio pajisje, njësi montazhi, etj., që u mundësoi të gjithë pjesëmarrësve të Neo_School realizim teknik FALAS të filmit të tyre pa asnjë kërkesë shtesë. Ligjëruesit e Neo_School ishin liderë në fushat e tyre të ekspertizës, që siguron se pjesëmarrësit kanë marrë udhëzime relevante për zhvillimin e ideve dhe bartjen e tyre në medium filmik.
Neo_School përkrahet nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Komuna e Prishtinës.