EN

Plan 9 from Outer Space (1959) / B-Trilogy

Plan 9 from Outer Space (1957) / Regjisor: Edward D. Wood Jr. / Kohëzgjatja: 79 min. / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Java e B-filmave fantastiko-shkencor fillon me Plan 9 from Outer Space (titulli origjinal Grave Robbers from Outer Space), film i pavarur amerikan bardh e zi fantastiko-shkencor i vitit 1959, i shkruar, i prodhuar, me regji dhe montazhë nga Ed Wood, me Gregory Walcott, Mona McKinnon, Tor Johnson dhe Vampira (Maila Nurmi) në role kryesore. Filmi gjithashtu krediton si aktor pas vdekjes edhe Bela Lugosi (xhirimi pa zë i aktorit është bërë nga Wood për një film tjetër të pakryer para vdekjes së Lugosi në vitin 1956).

Rrëfimi fokusohet në jashtëtokësorët të cilët duan ta ndalin njerëzimin prej krijimit të armës për shkatërrim në masë që mund ta zhdukë universin. Jashtëtokësorët implementojnë "Planin 9", skemë për ringjalljen e të vdekurve në Tokë, të cilëve iu referohen si "vampirë". Duke shkaktuar kaos, jashtëtokësorët shpresojnë se kriza do ta shtyej njerëzimin t'i dëgjoj ata. Nëse jo, jashtëtokësorët do ta shkatërrojnë njerëzimin me armët e të pavdekurve.

Plan 9 from Outer Space u shfaq në televizion pa ndonjë ndikim deri në vitin 1980, kur autorët Harry Medved dhe Michael Medved e cilësuan si "filmi më i keq i prodhuar ndonjëherë" në librin The Golden Turkey Awards. Wood dhe filmi i tij janë shpërblyer pas vdekjes me dy Golden Turkey Awards për Regjisorin më të Keq Ndonjëherë dhe Filmin më të Keq. Ai më vonë është vlerësuar si "epitom i kinemasë aq-e-keqe-sa-që-është-e-mirë" dhe është ngritur në nivel kulti.