EN

Pierrot le Fou (1965)

Pierrot le Fou (1965) / Shteti: Francë / Regjisor: Jean-Luc Godard / Kohëzgjatja: 110 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Shqip, Anglisht / Hyrja: FALAS

Të mërkurën, 9 mars 2022, në 19:00h shfaqet filmi klasik i Jean-Luc Godard nga viti 1965 "Pierrot le Fou". I pakënaqur me martesën dhe jetën e tij, Ferdinandi (Jean-Paul Belmondo) niset në rrugë me dadon, ish-dashnoren e tij Marianne Renoir (Anna Karina), dhe lë borgjëzinë prapa tij. Por ky nuk është udhëtim i zakonshëm: filmi i dhjetë në gjashtë vite i autorit gjenial Jean-Luc Godard's është një miks stilistik i satirës konzumeriste, politikës, estetikës së stripave, si dhe rrëfim i dhunshëm i, sikur që Godard i quajti, "çiftit të fundit romantik". Me imazhe dhe ngjyra intenzive nga kinematografi Raoul Coutard dhe Belmondo dhe Karina me interpretime fenomenale, Pierrot le Fou është ndër pikat më të ndritura të New Wave-it francez dhe ishte sfida e fundit e Godard para se të zhytet edhe më thellë në kinemanë radikale.

Jean-Luc Godard (i lindur në 1930) është regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i "New Wave Francez". I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.