EN

Peau d'âne (1970)

Peau d'âne (1970) / Shteti: Francë / Regjisorë: Jacques Demy / Kohëzgjatja: 90 min / Gjuha: Frëngjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Vala e Re (frengjisht: La Nouvelle Vague) është lëvizje filmike franceze e cila u shfaqë nga fundi i viteve 1950. Lëvizja karakterizohej nga refuzimi i konventave tradicionale të filmbërjes dhe përpjekja për eksperimentim dhe frymë të ikonoklazmës. Filmbërësit e Valës së Re hulumtuan qasjet e reja të montazhës, stilit vizuel dhe narativ, si dhe angazhimin me frymat sociale dhe politike të kohës, duke përdorur shpesh ironinë ose eksplorimin e temave ekzistenciale.

Të enjten, 3 shkurt 2022, 19:00h, shfaqet Peau d'âne (1970), komedi fantazi muzikore franceze me regji të Jacques Demy, e bazuar në Donkeyskin, përrallë nga Charles Perrault mbi një mbret që dëshiron ta martojë vajzën e tij. Në role kryesore janë Catherine Deneuve dhe Jean Marais, me muzikë nga Michel Legrand. Peau d'âne ishte suksesi më i madh i Demy në Francë.

Jacques Demy (1931 – 1990) ishte regjisor, liricist dhe skenarist francez. Ai u paraqit në fillimet e Valës së Re Franceze përkrah Jean-Luc Godard dhe François Truffaut. Filmat e Demy njihen për stilin vizuel, i cili buron nga mjuzikllat klasik të Hollywood, realizmin e kolegëve të tij nga Vala e Re Franceze, përrallat, jazz, manga japoneze, si dhe opera. Filmat e tij kanë kontinuitet të zhdrejtë (personazhet dalin prej filmit në film), tema muzikore komplekse (zakonisht të komponuara nga Michel Legrand) dhe motive si dashuria e tinejxherëve, të drejtat e punëtorëve, incesti, dhe ndarja mes ëndrrave dhe realitetit. Ai ishte i martuar me Agnès Varda, regjisore tjetër të njohur të Valës së Re Franceze.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.