EN

Paris Belongs to Us (1961)

Paris Belongs to Us (1961) / Vendi: Francë / Regjisori: Jacques Rivette / Kohëzgjatja: 141 min / Gjuha: Frëngjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Vala e Re (frengjisht: La Nouvelle Vague) është lëvizje filmike franceze e cila u shfaqë nga fundi i viteve 1950. Lëvizja karakterizohej nga refuzimi i konventave tradicionale të filmbërjes dhe përpjekja për eksperimentim dhe frymë të ikonoklazmës. Filmbërësit e Valës së Re hulumtuan qasjet e reja të montazhës, stilit vizuel dhe narativ, si dhe angazhimin me frymat sociale dhe politike të kohës, duke përdorur shpesh ironinë ose eksplorimin e temave ekzistenciale.

Të enjten, 10 shkurt 2022, 19:00h, shfaqet Paris Belongs to Us (1961), film mister francez me regji të Jacques Rivette. Filmi ndodhë në Parisin e vitit 1957 dhe referencon shfaqjen Pericles të Shakespeare, kurse titulli tingëllon ironik pasi personazhet janë emigrantë ose të tjetërsuar dhe nuk kanë ndjenjë të përkatësisë.

Ngjarja fokusohet në studenten e re universitare Anne, e cila, përmes vëllaut të saj të madh, takon një grup shokësh të lidhur me tensione misterioze dhe frikë e cila i shtyen dy prej tyre në vetëvrasje. Mes tyre është e kundërta e saj, një femme fatale me emrin Terry e cila kishte aferë me të gjithë meshkujt. Burimi i sëmundjes e cila ndikon grupin asnjëherë nuk përshkruhet, që lë shikuesit të mendojnë se sa ajo mund të jetë rezultat i disbalancit individual, ankthit ekzistencial, ose paranojës së Luftës së ftohtë meqenëse bota ballafaqohet me mundësinë e asgjësimit nuklear.

Jacques Rivette (1928 - 2016) ishte regjisor dhe kritik filmi francez i asociuar me Valën e Re Franceze dhe revistën Cahiers du Cinéma. Ai prodhoi njëzet e nëntë filma, përfshirë L'amour fou (1969), Out 1 (1971), Celine and Julie Go Boating (1974), dhe La Belle Noiseuse (1991). Puna e tij karakterizohet me improvizim, narativa të lira, dhe metrazh të gjatë.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.