EN

Pa Vend (2021) / Zgjoi (2021)

Si pjesë e aktiviteteve për nderimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së UÇK-së, në Kino ARMATA shfaqen filmat Pa Vend (2021) me regji nga Samir Karahoda dhe Zgjoi (2021) me regji nga Blerta Basholli.

Mbi Pa Vend / Në Kosovën e paslufte, të shtyrë nga ambicia për ta mbajtur gjallë sportin e tyre të dashur, dy lojtarë lokal shkojnë nga një lokacion i çuditshëm në tjetrin duke bajtur të vetmen pronë të klubit: tavolinat e tyre.

Zgjoi rrëfen për Fahrijen e cila pas humbjes së burrit të saj gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Drama e një gruaje kosovare gjatë luftës dhe ngadhnjimi i saj mbi vështirësitë e ringritjes pasluftës, ku për gratë rëndonte dhe mentaliteti i papërgatitur i shoqërisë që sheh me sy të keq ambicien për ringritje.

Shfaqja e filmave mundësohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.