07.02.22
Programi
Out 1 (1971) / Shteti: Francë / Regjisori: Jacques Rivette / Kohëzgjatja: 264 min / Gjuha: Frëngjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS
Vala e Re (frengjisht: La Nouvelle Vague) është lëvizje filmike franceze e cila u shfaqë nga fundi i viteve 1950. Lëvizja karakterizohej nga refuzimi i konventave tradicionale të filmbërjes dhe përpjekja për eksperimentim dhe frymë të ikonoklazmës. Filmbërësit e Valës së Re hulumtuan qasjet e reja të montazhës, stilit vizuel dhe narativ, si dhe angazhimin me frymat sociale dhe politike të kohës, duke përdorur shpesh ironinë ose eksplorimin e temave ekzistenciale.
Të hënën dhe të marten, 7 dhe 8 shkurt 2022, 19:00h, shfaqet Out 1 (1971), film francez me regji të Jacques Rivette. Ai ka për referencë Komedinë Hyjnore të Honoré de Balzac, posaçërisht Historinë e Kolekcionit Trembëdhjetë (1833-35). I njohur për kohëzgjatjen prej 13 orësh (Kino ARMATA do ta shfaqë verzionin e shkurtë 4-orësh), filmi është i ndarë në tetë pjesë nga 90-100 minuta.
Gjatësia e Out 1 i lejon Rivette, sikur Balzac, të ndërtojë personazhe të shumta me rrëfime të pavarura, ngjarjet e të cilëve ndërthurren dhe vazhdimisht zbulojnë personazhe të reja me ngjarje tjera. Eksperimentimi i filmit me ngjarje paralele është ndikuar nga Anatomy of the Marriage (1964) dy-pjesësht e André Cayatte, derisa gjatësia e madhe është hulumtuar nga Rivette në L'amour fou (1969). Struktura paralele narative më vonë është përdorur nga shumë filma të ndryshëm, përfshirë Dekalog të Krzysztof Kieślowski's dhe Trilogjia e Lucas Belvaux's, që përfshinë Un couple épatant, Cavale dhe Après la vie. Out 1 është studiim briliant i marrëdhënieve njerëzore dhe hulumtim se si ëndrrat dhe idealet e gjeneratës gradualisht zbehen derisa jeta kalon pamëshirshëm.
Jacques Rivette (1928 - 2016) ishte regjisor dhe kritik filmi francez i asociuar me Valën e Re Franceze dhe revistën Cahiers du Cinéma. Ai prodhoi njëzet e nëntë filma, përfshirë L'amour fou (1969), Out 1 (1971), Celine and Julie Go Boating (1974), dhe La Belle Noiseuse (1991). Puna e tij karakterizohet me improvizim, narativa të lira, dhe metrazh të gjatë.
Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.