EN

Notturno (2020)

Notturno (2020) / Shteti: Itali, Gjermani, Francë / Regjisor: Gianfranco Rosi / Kohëzgjatja: 100 min / Gjuha: Arabisht, Kurde /Titrat: Shqip, Anglisht / Hyrja: FALAS

Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.

Një grup ushtaresh femra shfaqen duke qëndruar si roje, duke pastruar ndërtesat bosh dhe duke pushuar në kazermat e tyre. Një burrë në një varkë të vogël gjuan për shpend uji teksa dëgjohet zhurma e mitralozëve në distancë. Në një spital psikiatrik, një grupi pacientësh u jepen skenarë për t'i mësuar përmendësh për një shfaqje për gjendjen aktuale të atdheut të tyre dhe tregohen duke provuar pjesët e tyre. Në një shkollë, si një formë terapie, fëmijët vizatojnë piktura grafike të mizorive të luftës dhe i përshkruajnë përvojat e tyre te mësuesi.

I xhiruar gjatë tre viteve midis Sirisë, Irakut, Kurdistanit dhe Libanit, Notturno ndjek njerëz të ndryshëm nga zona pranë zonave të luftës në Lindjen e Mesme, të cilët po përpiqen të rifillojnë jetën e tyre të përditshme. Filmi përcjell Lindjen e Mesme teksa del nga terrori i ISIS-it, por duke mbetur i plagosur nga ndërhyrja e fuqive perëndimore që kishin premtuar kaq shumë.

Metoda e vëzhgimit të regjisorit italiano-amerikan Gianfranco Rosi e lejon atë të krijojë lidhje poetike përtej kufijve; një stërvitje ushtarake që zhvillohet në agim përballet me një grup nënash të pikëlluara që enden në një burg të zbrazët në një procesion të rregullt.

Filmi në një mënyrë poetike tregon atë që kanë të përbashkët të gjithë njerëzit që jetojnë në zonat e luftës: vetminë, tjetërsimin dhe traumën e të mbijetuarëve. Skenat më të fuqishme të filmit janë ato që tregojnë një terapist që punon me fëmijë që kanë qenë dëshmitarë ose kanë përjetuar tortura nga duart e Isis: ata e tregojnë këtë në vizatimet e tyre.

Notturno pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venedik në shtator 2020. Ai u përzgjodh si kandidaturë italiane për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë në ndarjen e 93-të të Academy Awards. 

Gianfranco Rosi është një regjisor italiano-amerikan i filmit dokumentar. Filmi i tij i vitit 2013 Sacro GRA fitoi Luanin e Artë në Festivalin e 70-të të Filmit në Venecia, ndërsa filmi i tij i vitit 2016 Zjarri në Det fitoi Ariun e Artë në Festivalin e 66-të të Filmit në Berlin.