07.03.22
Programi
Kino ARMATA vazhdon me serinë e eventeve ku do të shfaqen klipet muzikore (music videos) nga artistë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar, si pjesë e një konteksti vizuel ose tematik. Eventet janë të përmuajshme; epizoda e marsit është e kuruar nga Miranda Mehmeti, punëtore sociale. Do të keni mundësi të dëgjoni dhe shikoni klipe nga artistë si Cabaret Voltaire, Devo, Depeche Mode, Clan of Xymox, etj.