EN

Takim me komunitetin e skenës së pavarur muzikore

Ministria e Kulturës po vazhdon serinë e diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit në mes të Ministrit Hajrulla Çeku dhe komuniteteve artistike.

Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave.

Diskutimi i radhës do të fokusohet në fushën e muzikës dhe mbahet me datë 10.03.2022, ora 16:00, në Kino Armata, Prishtinë.