16.03.22
Programi
Ministria e Kulturës po vazhdon serinë e diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit në mes të Ministrit Hajrulla Çeku dhe komuniteteve artistike.
Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave.
Diskutimi i radhës do të jetë me komunitetin e industrisë kreative dhe mbahet me datë 16.03.2022, ora 16:00, në Kino Armata, Prishtinë.