EN

L'Aveu (1970)

L'Aveu (1970) / Regjisor: Costa-Gavras / Kohëzgjatja: 140 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS

Filmi flet për Anton Ludvik, alias Gerard, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Çekosllovakisë. Ai e kupton se është duke u vëzhguar dhe ndjekur. Një ditë, ai arrestohet dhe futet në burg nga një organizatë që e deklaron veten "mbi partinë në pushtet" dhe futet në izolim për muaj të tërë pa iu thënë arsyeja. Nëpërmjet teknikave të larjes së trurit, duke përfshirë mungesën e gjumit, detyrimin për të ecur përpara dhe mbrapa gjatë gjithë kohës, dhe drogën, atij ngadalë i bëhet presion që të rrëfejë krimet imagjinare dhe tradhtinë dhe ta përsërisë këtë rrëfim në një gjykatë publike. Vite më vonë, ai takon torturuesin e tij tashmë të degraduar, i cili përpiqet të minimizojë rolin e tij në atë kohë.

Costa-Gavras (i lindur në 1933 në Iraia, Greqi) është regjisor greko-francez, i njohur për filmat e tij me tematikë të ndërlikuar politike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i tij, kontabilist në Athinë, punoi për lëvizjen majtiste të rezistencës dhe u shënjestrua si komunist. Më vonë pas dështimit të komunistëve në luftën civile, ai u arrestua. Kjo jo vetëm që e rëndoi familjen financiarisht, por edhe i mbylli dyert për studimet e larta për Gavrasin e ri. Ai u detyrua të shkojë në Francë, ku diplomoi nga Instituti për Studime të Avancuara Kinematografike në Paris. Tutje, ai filloi të punojë si asistent i regjisorëve të njohur të asaj kohe deri në debynë e tij filmik nga mesi i viteve 1960 me trillerin ‘Compartiment tueurs’. Filmat e tij të mëvonshëm bartën mesazhe të fuqishme politike, posaçërisht ‘Z’, ’État de Siège’, ‘Missing’, and ‘Hamma K’, etj. Sot ai është shtetas i naturalizuar francez dhe jeton në Paris.

Ky film shfaqet në bashkëpunim me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema.