EN

King of the Belgians (2016)

King of the Belgians (2016) / Regjisorët: Peter Brosens, Jessica Woodworth / Kohëzgjatja: 94 min. / Gjuha: Frengjisht, holandisht dhe anglisht / Titrat: Anglisht, frengjisht dhe boshnjakisht / Hyrja: FALAS

Me rastin e Ditës së Mbretit së Belgjikës dhe Festivalit të Filmit Frankofon, Zyra Diplomatike e Belgjikës në Prishtinë ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Kino ARMATA për shfaqjen e filmit "Mbreti i belgëve".

Mbreti Nicolas III është një shpirt i vetmuar që ka ndjenjën e veçantë se po jeton jetën e gabuar. Ai nis një vizitë shtetërore në Stamboll me një regjisor britanik, Duncan Lloyd, i cili është porositur nga Pallati për të xhiruar një dokumentar që synon të lustrojë imazhin mjaft të mërzitshëm të monarkut. Bëhet e ditur se Wallonia, gjysma jugore e Belgjikës, ka shpallur pavarësinë e saj. Mbreti ka qëllim të kthehet menjëherë në shtëpi për të shpëtuar mbretërinë e tij. Dhe për herë të parë, deklaron ai, do ta shkruajë fjalimin e tij vet. Ndërsa mblidhen për t'u larguar, një stuhi diellore godet tokën duke bërë që komunikimet të shemben dhe hapësira ajrore të mbyllet. Nuk ka telefona. Asnjë avion. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, siguria turke hedh poshtë me ftohtësi sugjerimin e Mbretit që të kthehen në shtëpi me rrugë. Por Mbreti nuk ka ndërmend të presë këtë stuhi. Lloyd, duke nuhatur një mundësi me përmasa historike, harton një plan të dyshimtë arratisjeje që përfshin fustane me lule dhe bullgarë që këndojnë.

Kështu fillon odiseja e tyre e fshehtë në të gjithë Ballkanin, një udhëtim që është i ngarkuar me kthesa të gabuara, takime befasuese dhe momente gëzimi kalimtar.

Gjuha: frengjisht, holandisht dhe anglisht. Titrat në anglisht, frengjisht dhe boshnjakisht

Në fund të shfaqjes, të ftuarve do t'u ofrohet një pije (birra të stilit belg!).