09.03.23
Programi
Je ne suis pas un homme facile (2018) / Regjisore: Eléonore Pourriat / Kohëzgjatja: 98 min. / Gjuha: Frengjisht / Titra: Anglisht / Hyrja: FALAS
Kino ARMATA është krenare të prezantojë një seri filmash dhe diskutimesh feministe të titulluar KU JANË GRATË?, që do të mbahet midis 8-10 Mars 2023.
Ky program përkrahet nga Ambasada Franceze në Kosovë, Aleanca Franceze në Prishtinë, Collections CINEMATEK dhe Fondation Chantal Akerman.
Ku janë gratë? Në hapësirat tona publike dhe private? Në reflektimet tona dhe mënyrat tona të rregullimit dhe perceptimit të jetës sonë të përditshme? Ku janë gratë në shoqërinë tonë moderne që është bërë nga burrat për burrat, ku gratë dhe grupet e margjinalizuara duhet të përshtaten dhe të krijojnë hapësirë për nevojat dhe dëshirat e tyre specifike, të cilat janë gjithmonë të panjohura?
E enjte, 9 mars 2023, 19:00h
— "Je ne suis pas un homme facile" ("I am not an easy man"), 2018, regjia Eléonore Pourriat, 98 min.
— Një komedi edukative e ndjekur nga një bashkëbisedim me aktivistet feministe Trina Binaku dhe Fjolla Muçaj se si hapësirat publike krijojnë dhe përforcojnë stereotipe, duke ndikuar në sjelljet tona seksiste.
Programin e vazhdojmë me "Je ne suis pas un homme facile" të Eléonore Pourriat ("I am not an easy man"), me Vincent Elbaz si një shovinist (Damien) i cili përfundon në një univers paralel ku rolet stereotipike gjinore ndryshojnë. Damien ndihet i hutuar: tani që përjeton seksizmin, ai përpiqet të gjejë vendin e tij në këtë botë të re të huaj. Ai takon dhe josh Aleksandrën, një romanciere me ndikim që është edhe vetë një shoviniste. "I am not an easy man" është një satirë e tepruar që prek tmerret me të cilat përballen gratë në një botë ku ato nuk kanë barazi ose iniciativën e duhur për të pasur sukses; filmi sugjeron që Zoti të na ndihmojë nëse këpuca është ndonjëherë në këmbën tjetër.