01.03.23
Programi
Homo Sapiens (2016) / Regjisor: Nikolaus Geyrhalter / Kohëzgjatja: 94 min. / Gjuha: Pa dialog / Hyrja: FALAS
Vende në tokë që tashmë i kemi lënë, kemi hequr dorë prej tyre ose i kemi harruar. Hapësira të vogla, intime si banesa apo shtëpi, si dhe komplekse të mëdha industriale apo vende të jetës publike, të ripushtuara nga natyra në faza të ndryshme. Era shpesh lëviz gjethet e bimëve ose pjesë të ndërtesave që shpërbëhen.Ndonjëherë bie shi ose borë, gjë që ka një efekt krejtësisht të ri brenda një ndërtese. Shumë nga këto vende janë të banuara edhe nga kafshë, kryesisht zogj. Dhe herë pas here është rëra e shkretëtirës që fryn butësisht nëpër ato që dikur ishin dhomat e ndenjes.
Ky film nga Nikolaus Geyrhalte është një eksplorim i ndërtesave që dikur gumëzhinin nga jeta e që atëherë janë harruar, braktisur dhe lënë për t'u rikuperuar nga natyra.
Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.