EN

Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi: Poezitë Revolucionare

HAXHI YMER LUTFI PAÇARIZI: POEZITË REVOLUCIONARE

Pykë/Presje ka kënaqësinë të ju ftojë në lansimin e librit ‘Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi: Poezitë Revolucionare’, vëllim që sjell tri poezitë revolucionare të Lutfi Paçarizit (1870-1928) i cili njihet si ndër poetët më të rëndësishëm të Prizrenit. Paçarizi poashtu ishte sheh i teqesë Melami. Të tri poezitë ishin shkruar në vitin 1920 si mbështetje ndaj lëvizjeve socialiste në Kosovë dhe Maqedoni, në gjuhën turke në alfabetin osman ndërkaq më e gjata ‘Vëllezërve Fshatarë e Punëtorë’ ishte botuar në gazetën socialiste të Shkupit ‘Socyalist Fecri’ (Agimi Socialist). Vëllimi përmban fragmente të nxjerra nga tema e masterit të Taxhida Hafëzit rreth Paçarizit, parathënie, bibliografi si dhe anotime gjithëpërfshirëse të përpiluara nga Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada. Përkthimi në gjuhën shqipe, përfshirë përkthimet e reja të poezive janë bërë nga Blerta Haziraj. 

Ngjarja do të mbahet të shtunën, me datë 11.03.2023 në orën 19.00 në Kino Armata ku do të mund të gjeni edhe publikime të tjera të Pykë/Presje përfshirë ‘Albanian Summer’ si dhe materiale të tjera të sapo shtypura!

Një falenderim i veçantë për Ott Kagovere për dizajnin e librit.

Botimi i librit është mbështetur nga Foundation for Arts Initiatives.