EN

For Heaven's Sake (1926)

For Heaven's Sake (1926) / Shteti: Shtetet e Bashkuara / Regjisor: Sam Taylor / Kohëzgjatja: 58 min. / Gjuha: Anglisht / Hyrja: FALAS

Vitin 2022 e fillojmë me filmat që sapo kaluan në domenin publik, përfshirë For Heaven's Sake, filmin amerikan të vitit 1926 me regji të Sam Taylor.

Filmi i shkurtë "How I Failed Filming Male Gaze" nga Blerta Haziraj, i prodhuar gjatë Neo_School Vol. 2 / Modulit joformal për prodhimin e filmave të shkurtë dokumentarë, të organizuar nga Kino ARMATA në periudhën maj - korrik 2021, do të shfaqet para filmit kryesor.

For Heaven's Sake ka Harold Lloyd në rol kryesor, në njërin prej filmave të tij më të suksesshëm dhe filmin e 12-të më profitabil mes filmave pa zë, duke fituar $2,600,000.

Nga fundi i viteve 1920, Lloyd luante në filma që i quante "filma karikimi" (sikur For Heaven's Sake) si dhe "filma personazhesh". Ky ishte filmi i parë i Lloyd i distribuuar nga Paramount Pictures, të cilët hoqën skena të shumta nga verzioni i publikuar, posaçërisht ato të cilat portretizonin tema nga nëntoka. Lloyd ishte i dëshpruar me produktin final dhe konsideronte mospublikimin e filmit.

Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.