19.01.22
Programi
Faust (1926) / Shteti: Gjermani / Regjisor: F. W. Murnau / Kohëzgjatja: 106 min. / Titra: Gjermanisht, Anglisht / Hyrja: FALAS
Pas shfaqjes së filmit do të zhvillohet një bashkëbisedim mes Eranda Bokshit, programuese e filmit në Kino ARMATA, dhe studiuesit të filozofisë Glauk Konjufca.
Faust është film pa zë i viti 1926 me regji të F. W. Murnau, i cili analizon traditat e vjetra të legjendës së famshme të Faust si dhe verzionit klasik të Goethe. Faust ishte filmi i fundit gjerman i Murnau, pas të cilit ai u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për ta bërë regjinë e Sunrise: A Song of Two Humans (1927). Filmi njihet si njëri ndër më të sofistikuarit vizuelisht ndonjëherë, si dhe është klasikë e patejkaluar në zhanrin horor.
Friedrich Wilhelm Murnau (1888 – 1931) ishte regjisor gjerman, i influencuar nga Schopenhauer, Nietzsche, Shakespeare dhe shfaqjet e Ibsen të cilat i kishte parë qysh nga mosha 12-vjeçare. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte komandant i togut në frontin e lindjes dhe gjithashtu ishte në aviacionin e ushtrisë gjermane. Ai krijoi trillerin me vampirë Nosferatu në vitin 1922, si dhe ekzaminimin e përpiktë të dashurisë në Sunrise (1927) dhe Tabu (1931). Kariera e tij premtuese përfundoi në aksidentin fatal me makinë në vitin 1931.
REVIEW: https://www.slantmagazine.com/film/review/faust
Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.
Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.