18.03.22
Programi
ENTROPY FEST - Festivali Mjedisor për Prosperitet të Përbashkët është organizim multimedial që zhvillohet në Prishtinë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në Kosovë për Mbeturinat Ushqimore dhe Veprimin Klimatik. ♻️🌍
Fondacioni Jeshil
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
Kino ARMATA
ENTROPY Fest organizohet në kuadër të nismës "Let's Talk About Food Waste" e cila synon të iniciojë një dialog publik të udhëhequr nga komuniteti dhe palët e tjera të interesit në Kosovë mbi ndikimet socio-ekonomike, politike dhe mjedisore të Mbeturinave Ushqimore dhe pilotimin e zgjidhjeve inovative për këtë problem.
Nisma "Let's Talk About Food Waste" zbatohet nga Fondacioni Jeshil në kuadër të konsorciumit të projektit HumanRightivism i cili mbështetet nga Qeveria Suedeze dhe menaxhohet nga Community Development Fund.