26.01.22
Programi
Elevator to the Gallows (1958) / Shteti: Francë / Regjisor: Louis Malle / Kohëzgjatja: 91min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS
Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.
Filmat e Agnès Varda, Louis Malle, Jacques Rivette, François Truffaut dhe autorë tjerë të French New Wave do të kenë shfaqje të rregullta gjatë serisë programore '101' në Kino ARMATA. Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.
Vala e Re (frengjisht: La Nouvelle Vague) është lëvizje filmike franceze e cila u shfaqë nga fundi i viteve 1950. Lëvizja karakterizohej nga refuzimi i konventave tradicionale të filmbërjes dhe përpjekja për eksperimentim dhe frymë të ikonoklazmës. Filmbërësit e Valës së Re hulumtuan qasjet e reja të montazhës, stilit vizuel dhe narativ, si dhe angazhimin me frymat sociale dhe politike të kohës, duke përdorur shpesh ironinë ose eksplorimin e temave ekzistenciale.
Të mërkurën, 26 janar 2022, në 19:00 shfaqim Elevator to the Gallows (1958), një triller kriminalistik francez me regji të Louis Malle, me Jeanne Moreau dhe Maurice Ronet në role kryesore si çift krimenelësh të lidhur rreth vrasjes e cila fillon të zbu;ohert pasi njëri prej tyre mbetet i ngujuar në lift. Skenari është adaptuar nga romani me të njejtin emër i Noël Calef.
I asociuar nga disa kritik si film noir, duke shfaqur teknika të reja narative, kinematografike dhe të montazhës, ky film konsiderohet si shumë i rëndësishëm në formësimin e Valës së Re Franceze dhe Kinemasë së Re Moderne. Soundtrack i improvizuar i nga Miles Davis dhe relacioni të cilin filmi e krijon mes muzikës, imazhit dhe emocionit janë konsideruar inovative.
Louis Malle (1932 – 1995) ishte regjisor, skenarist dhe producent francez. Filmi i tij Le Monde du silence fitoi Palmën e Artë në vitin 1956 dhe Oscar për Dokumentarin më të Mirë në vitin 1957. Më vonë në karierë ai është nominuar shumë herë për çmimin Oscar. Malle është gjithashtu njëri nga katër regjisorët të cilët e kanë fituar Luanin e Artë dy herë.
Malle ka punuar si në kinemanë franceze ashtu edhe në Hollywood, duke prodhuar filma në gjuhët franceze dhe angleze. Filmat e tij më të njohur përfshijnë filmin kriminalistik Ascenseur pour l'échafaud (1958), dramën e Luftës së Dytë Botërore Lacombe, Lucien (1974), filmin romantik kriminalistik Atlantic City (1980), komedi-dramën My Dinner with Andre (1981), dhe filmin autobiografik Au revoir les enfants (1987).
Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Programi publik i Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Goethe Institut.