22.12.22
Programi
Prezentimi publik i audio tracks të prodhuara nga studentët e modulit Electronic Audio Production (EAP) Vol. 2 të Neo_School nga Kino ARMATA
Jemi krenarë që mund të prezentojmë audio tracks të prodhuara nga studentët e modulit për prodhimin elektronik të muzikës dhe zërit Electronic Audio Production (EAP) Vol. 2, pjesë e shkollës joformale Neo_School nga Kino ARMATA.
STUDENTËT
Fisnik Bekolli
Milot Hajredini
Valmir Mustafa
Viola Recaj
Andi Thaqi
LIGJËRUESIT
Bujar Aruqaj
Ilir Bajri
Liburn Jupolli
Tomor Kuçi
Dritëro Nikqi
Vigan Nimani
Driton Pllana – Toton
Alia Schafer
Mes 18 tetor - 12 nëntor 2021, kandidatët e zgjedhur kishin mundësi të dëgjojnë ligjërata mbi aspektet e ndryshme të procesit të produksionit muzikor, prej inçizimit në teren, efekteve të zërit, akustikës, sintezës, aranzhimit, punës softuerike, miksimit, etj., nga liderët në fushët e teorisë dhe praktikës muzikore. Pas punës intenzive teorike dhe zhvillimit të idesë për projektin e tyre, çdo pjesëmarrës prodhoi nga një audio track i cili është pjesë e kompilacionit final të projektit. Ata u sfiduan personalisht dhe në grup me operimin e sintisajzerëve, prodhimin e tingujve, punën me Ableton dhe softuerë tjerë, miksimin, si dhe me aspektet tjera të këtij procesi.
Krijimi i platformës së edukimit në Kino ARMATA është vazhdim i logjikshëm i punës tonë trevjeçare në ndërtimin e bazës kreative për krijuesë, artistë, punëtorë kulturor, etj. Pos një numri të konsiderueshëm të sintisajzerëve që janë pjesë integrale e arsenalit muzikor të Kino ARMATA, me ndihmën e Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) jemi pajisur me njësi produksioni që i mundësuan të gjithë pjesëmarrësve të Neo_School realizim teknik FALAS të audio track të tyre pa asnjë kërkesë shtesë. Ligjëruesit e Neo_School / EAP janë liderë në fushat e tyre të ekspertizës, që siguroi se pjesëmarrësit morrën udhëzime relevante për zhvillimin e ideve dhe bartjen e tyre në medium muzikor.
Neo_School përkrahet nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Komuna e Prishtinës.