14.02.23
Programi
Jemi tu jetu n’kohna dinamike ku najherë s’po i dhojmë vetes kohë me u ulë edhe me i bo disa pyetje e biseda ma të thella që na rrisin kualitetin e jetës, po edhe na bojnë me reflektu se çka po dojmë me bo me jetën tonë.
“Biseda të Thella me Ndryshimtarët” është një seri eventesh të hapura publike ku do të prekim tema si qëllimi i jetës, mirëqenia, mendësia, edukimi, spiritualiteti, jeta n’Kosovë, e shumë tjera. Në këto Biseda të Thella me Ndryshimtarët do të kemi të ftuar musafirë prej çdo fushe t’jetës dhe do të eksplorojmë pyetje t’thella bashkë me ta.
Me 14 Shkurt, n’ora 18:30 e kemi një musafir shumë special i cili po vjen nga Kroacia për me nda rrugëtimin e tij si Murg (ose Monk në anglisht). Musafiri quhet Swami Ananda Tirtha, i cili është mësues i meditimit dhe praktikues i Bhakti Yoga (Yoga e Përkushtimit) edhe na bashkangjitet neve për me i hi thellit edhe me i prek këto tema:
Si është jeta e një Murgu në një botë materiale?
Në një botë ku dinamika është maksimale, qysh me gjet gëzim e lumturi?
Çka është dashnia, edhe qysh me dashtë veten?
Qysh me pas një marrëdhënie t’shëndoshë me teknologjinë?
Çka është meditimi edhe qysh me praktiku?
Edhe pyetjet që i keni ju.
PS: 14 Shkurti është dita e Shën Valentinit, edhe ky event është mundësi shumë e mirë me i marr me vete të dashurit dhe me eksploru diçka t’bukur.
Biseda do të moderohet nga Mentor Dida dhe do te mbahet në anglisht (vetëm kësaj radhe se musafiri nuk flet shqip).
Disclaimer: Edhe pse eventet tona aty-këtu do të kenë të ftuar liderë shpirërorë e religjiozë prej të gjitha traditave - ky nuk është event religjioz. Këto evente e kanë për qëllim që me mësu prej njoni-tjetrit edhe nëse mendojmë ndryshe. Na si shqiptarë gjithë i kemi respektu besimet e tjerve edhe kemi mësu prej kulturave tjera.