EN

B̶a̶s̶h̶k̶ëb̶i̶s̶e̶d̶i̶m̶ m̶e̶ D̶r̶.L̶a̶r̶a̶ S̶h̶e̶e̶h̶i̶ / ANULUAR

Me 25 shtator, e premte, në ora 18:00 takohemi në Kino Armata për një diskutim online me Dr. Lara Sheehi, të moderuar nga Elena Morina, ku bashkë do ta ri-imagjinojmë në mënyrë kritike psikoanalizën dhe fillet e saj.

Dr. Sheehi është hulumtuese në Institutin për Shkencat Sociale dhe Shëndetësore të Universitetit të Afrikës së Jugut, psikologe klinike e licencuar dhe drejtuese e podkastit "Psychic Militancy". Puna e saj përqendrohet te psikoanaliza, refuzimet psikike që janë thelbësore për luftërat e çlirimit dhe krijimin e jetës në Jugun Global, si dhe studimet kritike mbi Sionizmin. Ajo është bashkautore, së bashku me Stephen Sheehi-n, e librit "Psychoanalysis Under Occupation: Practicing Resistance in Palestine" dhe "From the Clinic to the Streets: Psychoanalysis for Revolutionary Futures". Dr. Sheehi është anëtare e kolektivit themelues të Institutit për Studimin Kritik të Sionizmit dhe bën pjesë në bordin këshillues të "Forensic Architecture".

Ju mirëpresim!