25.08.22
Programi
Compartiment Tueurs (1965) / Regjisor: Costa-Gavras / Kohëzgjatja: 95 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS
Gjashtë persona udhëtojnë me tren gjatë natës nga Marseja në Paris. Kur treni mbërrin në destinacionin e tij, një nga pasagjerët, një vajzë, gjendet e vdekur në një shtrat gjumi. Policia e drejtuar nga inspektori Grazzi po heton pesë pasagjerët e tjerë, duke dyshuar se njëri prej tyre ishte përgjegjës. Megjithatë, me shtimin e hetimeve, pasagjerët e tjerë fillojnë të dalin të vdekur. Më pas i takon dy të fundit të mbetur për të zgjidhur çështjen, përpara se të bëhen viktimat e radhës.
Costa-Gavras (i lindur në 1933 në Iraia, Greqi) është regjisor greko-francez, i njohur për filmat e tij me tematikë të ndërlikuar politike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i tij, kontabilist në Athinë, punoi për lëvizjen majtiste të rezistencës dhe u shënjestrua si komunist. Më vonë pas dështimit të komunistëve në luftën civile, ai u arrestua. Kjo jo vetëm që e rëndoi familjen financiarisht, por edhe i mbylli dyert për studimet e larta për Gavrasin e ri. Ai u detyrua të shkojë në Francë, ku diplomoi nga Instituti për Studime të Avancuara Kinematografike në Paris. Tutje, ai filloi të punojë si asistent i regjisorëve të njohur të asaj kohe deri në debynë e tij filmik nga mesi i viteve 1960 me trillerin ‘Compartiment tueurs’. Filmat e tij të mëvonshëm bartën mesazhe të fuqishme politike, posaçërisht ‘Z’, ’État de Siège’, ‘Missing’, and ‘Hamma K’, etj. Sot ai është shtetas i naturalizuar francez dhe jeton në Paris.
Ky film shfaqet në bashkëpunim me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema.