30.06.22
Programi
Citizenfour (2014) / Shteti: Shtetet e Bashkuara, Hong Kong / Regjisor: Laura Poitras / Kohëzgjatja: 114 min / Gjuha: Anglisht / Titrat: Anglisht, Shqip / Hyrja: FALAS
CITIZENFOUR është një film dokumentar që shpaloset në minutë, duke i dhënë audiencës akses të paprecedentë në takimet e regjisores Laura Poitras dhe gazetarit Glenn Greenwald me Edward Snowden në Hong Kong, teksa ai dorëzon dokumente të klasifikuara që ofrojnë prova masive të thyerjes të paligjshme së privatësisë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA).
Poitras kishte punuar tashmë në një film rreth përgjimit për dy vjet kur Snowden e kontaktoi atë, duke përdorur emrin "CITIZENFOUR", në janar 2013. Ai e kontaktoi atë sepse e dinte që ajo kishte qenë prej kohësh një objektiv i mbikëqyrjes së qeverisë, e ndalur në aeroporte shumë herë dhe kishte refuzuar të frikësohej. Kur Snowden tregon se ai ishte një analist i nivelit të lartë i shtyrë për të ekspozuar mbikëqyrjen masive të amerikanëve nga NSA, Poitras e bindi atë të lejonte filmimin e saj.
Pas katër ditë intervistash, më 9 qershor bëhet publik identiteti i Snowden me kërkesë të tij. Më 21 qershor, qeveria amerikane i kërkon qeverisë së Hong Kongut ekstradimin e Snowden. Snowden arrin të largohet nga Hong Kongu, por pasaporta e tij amerikane i anulohet para se të mund të lidhet me Havanën, duke e bllokuar atë në aeroportin ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë për 40 ditë. Qeveria ruse i jep Snowden azil të përkohshëm për një periudhë prej një viti. Në vitin 2020 Snowden jeton ende në mërgim në Rusi.
CITIZENFOUR ju vendos në dhomën me Poitras, Greenwald dhe Snowden teksa përpiqen të menaxhojnë stuhinë mediatike që shpërtheu jashtë, të detyruar të marrin vendime të shpejta që do të ndikojnë në jetën e tyre dhe të gjithë atyre përreth tyre.
Ky film shfaqet në bashkëpunim mes Kino ARMATA dhe DokuFest.