18.01.23
Programi
Breathless (1960) / Regjisor: Jean-Luc Godard / Kohëzgjatja: 90 min. / Gjuha: Frengjisht / Titrat: Anglisht / Hyrja: FALAS
Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.
Si pjesë e Homazhit për Jean-Luc Godard, Kino ARMATA shfaqë Breathless, dramë krimi franceze e vitit 1960 me skenar dhe regji të Jean-Luc Godard. Në role kryesore është Jena-Paul Belmondo si kriminel bredhës i quajtur Michel, dhe Jean Seberg si e dashura e tij amerikane me emrin Patricia. Ky ishte filmi i parë i gjatë i Godard, i cili e bëri Belmondon aktor të njohur.
Breathless është shembull me ndikim i kinemasë së Valës së Re. Ai, së bashku me The 400 Blows të Truffault dhe Hiroshima Mon Amour të Alain Resnais, të dy të prodhuar një vit më herët, solli vëmendje ndërkombëtare mbi stilet e reja të filmbërjes në Francë. Në atë kohë, Breathless tërhoqi vëmendje për stilin e guximshëm vizuel, duke përfshirë përdorimin jokonvencional të montazhës së shpejtë.
Jean-Luc Godard (1930-2022) ishte regjisor francezo-zviceran dhe pjesëtar kyç i "New Wave Francez". I njohur për inovacione stilistike që sfidonin kinemanë konvencionale të Hollywood, ai është njohur botërisht si filmbërësi më radikal dhe më me ndikim i gjeneratës së Nouvelle Vague filmmakers. Puna e tij reflekton njohuri të historisë së filmit, kuptim të përgjithshëm të filozofisë ekzistenciale dhe marksiste, si dhe dije të thellë të fragjilitetit të lidhjeve njerëzore.
BIOGRAFIA DETAJE: http://www.newwavefilm.com/french.../jean-luc-godard.shtml